Ankesat, zgjidhja e tyre
Nëse mendoni se në ndonjë mënyrë Ju është bërë padrejtësi në lidhje me faturat e energjisë elektrike (apo në kartelën e llogarisë suaj) nga KEK sh.a., atëherë Ju mund të depononi një ankesë në sportelet e Përkujdesjes ndaj konsumatorëve duke specifikuar ankesën tuaj si më poshtë.
Si të bëj një ankesë?
Hapi1. Paraqituni në sportelet e Përkujdesjes ndaj Konsumatorit ose nga web-faqja shkarkoni formularin e ankesave të Konsumatorit
Hapi2. Plotësoni të dhënat mbi konsumatorin
Hapi 3. Vendosni shenjën (kliko në katrorin e hijezuar ) për të specifikuar llojin e ankesës
Hapi4. Shënoni ndonjë të dhënë që mund t’ Ju ndihmojë në shqyrtimin më të drejtë të ankesës suaj.
Hapi 5. Nënshkruani formularin dhe vendosni datën në formularin e ankesave
Hapi 6. Duke i bashkangjitur dokumentet përcjellëse që mendoni se do t’ Ju ndihmojnë në shqyrtimin më të drejtë të ankesës, dërgoni formularin në sportelin më të afërt të KEK-ut për Konsumatorë. Gjatë dorëzimit kërkoni nga referenti në sportel t’ Ju jap një karton të gjelbër, me të cilin dëshmohet se keni deponuar ankesë. Mënyra tjetër është të dërgoni ankesën me e-mail në adresën elektronike contactcenter@kek-energy.com.
Në shtatë Distriktet e KEK-ut gjenden kutitë e ankesave në të cilat Ju konsumatorë të nderuar mund t’i bëni ankesat lidhur me sjelljet e punëtorëve të KEK sh.a si dhe të paraqitni denoncimet e mundshme për punëtorët tanë. Këto ankesa dhe denoncime do të shqyrtohen direkt nga Menaxhmenti i KEK sh.a dhe do të merren masat disiplinore në kuadër të Kodit të Etikës.
| Forma e ankesës |
 |
| Procedurat e pergjithshme per ankesa |
 |
|