Korporata Energjetike e Kosovës SH.A.
Energetska Korporacija Kosova D.D.
Kosovo Energy Corporation J.S.C.
 
  Vazhdojnë sulmet ndaj punëtorëve të KEK-ut në detyrë

21-12-2011

KEK sh.a. njofton se dje, me 20.12.2011 në fshatin Dejn të Rahovecit është sulmuar ekipi i KEK-ut i përbërë prej 2 specialistëve të daljes, përkatësisht Mustafa Kelmendi dhe Sadri Krasniqi dhe arkëtari Blerim Kabashi. Konsumatori problematik Xhavit Haxhi Krasniqi  i cili nuk paguan faturat e energjisë elektrike dhe çdo muaj rikyçet vet pas shkyçjes që i bën KEK-u, duke e kyçur edhe lokalin ilegalisht, e sulmon specialistin Mustafa Kelmendi pa asnjë arsye duke e goditur në fytyrë, kokë dhe trup deri në momentin kur e tërheqin kolegët dhe e dërgojnë në veturën zyrtare. Sulmuesi nuk është ndalur me kaq duke e sulmuar edhe veturën zyrtare. Kishte intervenuar edhe Policia e Kosovës, por nuk e kanë gjetur personin për ta arrestuar. Korporata e ka lajmëruar rastin për procedim të mëtutjeshëm tek organet e rëndit.

Ndërsa sot, me 21.12.2011 në fshatin Dumnicë të Podujevës specialistët e daljes Mustafë Podvorica,  Ilaz Jashari,Muhamet Ahmeti,Ilir Softolli dhe Naser Kuleta janë kërrcënuar me thikë nga konsumatorët e këtij fshati.

KEK sh.a. dënon ashpër këto raste të shëmtuara që po përsëriten në vazhdimësi dhe kërkon nga organet e rëndit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha masat ndaj personave në fjalë në mënyrë që të marrin dënimin e merituar. Rastet e tilla nuk guxojnë të ndodhin assesi, sepse janë pengesë e madhe si për punën e korporatës ashtu edhe për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.

 

KEK-u apelon tek të gjithë konsumatorët që të mos pengojnë punëtorët sepse ata po i kryejnë detyrat zyrtare që ua cakton korporata. 

 

Ngjarje
Nënshkruhet kontrata për sigurimin shëndetësor për...
Të gjithë punëtorët aktual të KEK-ut (diku 7500 sosh) tash e tutj...
Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, z. Halbauer v...
Komandanti i përgjithshëm i forcave të KFOR-it në Kosovë, z. Volk...
Banka Botërore përgëzon KEK-un për rezultatet e ar...
Banka Botërore (BB) ka përgëzuar edhe një herë KEK-un për angazhi...
Dhjetëra punëtorë të KEK-ut dhuruan gjak ...
Dhjetëra punëtorë të KEK-ut kanë dhuruar gjak të martën, me 15.01...
KEK shpërndau 350 dhurata për nxënësit në Fushë Ko...
KEK sh.a. njofton se ka shpërndarë 350 pako me dhurata për nxënës...
U inaugurua Trafostacioni Prishtina 7...
KEK ka lëshuar në punë një aset të rëndësishëm të sistemit të shp...
Fjalimi i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, z. Arben ...
KEK-u do të veprojë në përputhje të plotë me marrëveshjet e nënsh...
Fjalimi i DM të KEK ut, z. Arben Gjukaj gjatë cer...
Sot është njëra ndër ditët më të rëndësishme për mua prej se jam...
KFOR-i mbështet gjithmonë KEK-un...
Një ekip i KFOR-it gjerman, me seli në Prizren, i udhëhequr nga ...
Merr formën përfundimtare Elektrofiltri i ri i një...
Tashmë ka nisur të marrë formën përfundimtare elektrofiltri i ri ...
Shpërndaje
 
© 2010 Korporata Energjetike e Kosovës