Korporata Energjetike e Kosovës SH.A.
Energetska Korporacija Kosova D.D.
Kosovo Energy Corporation J.S.C.
 
  Nisi ndërtimi i Trafostacionit Prishtina 7

11-01-2012

KEK sh.a. njofton se ka nisur ndërtimi i Trafostacionit Prishtina 7. Ky projekt me vlerë afro 5 milionë eurosh është investim i KEK-ut dhe do të ndërtohet nga kompania me nam botëror, ABB.

 

“KEK sh.a. po bën përpjekje maksimale që të ofrojë shërbime sa më kualitative për konsumatorët e vet. Kjo është një sfidë që nënkupton investime në vlera të mëdha në të gjithë sektorët e korporatës, anekënd vendit”, tha Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj.

Ai tha se investimet mundësohen nga rritja e vazhdueshme e inkasimit, sikurse rritja në të gjithë sektorët tjerë. “Korporata u takon të gjithë qytetarëve të vendit, menaxhmenti i saj dhe punëtorët po bëjnë maksimumin të veprojnë si të tillë. Pra, të ketë investime dhe ato të jenë të prekshme për të gjithë”, shtoi Gjukaj.

 

Investimet në Rrjetin e Shpërndarjes janë të shumta për të përballuar kërkesën në rritje të vazhdueshme për energji elektrike. Puna që po bën korporata është përshëndetur edhe nga Qeveria e Kosovës.

 

“KEK ka shënuar përformancë të mirë në të gjitha aspektet vjetëve të fundit. Ne i kemi zvogëluar dukshëm subvencionet pikërisht për shkak të rritjes së të hyrave dhe përmirësimit të vazhdueshëm në furnizim. KEK-u po e dëshmon se është i gatshëm gjithnjë e më tepër të ballafaqohet vetë me këto sfida”, tha Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Besim Beqaj.

 

Ky investim po është i domosdoshëm si pasojë e zgjerimit të kërkesës për ta evituar ngarkesën në lagjet Bregu i Diellit, Matiçan, Lagjja e Spitalit, Veternik, Çagllavicë, Preoc, Hajvali, si dhe potencialisht në zonën industriale përreth QMI-së. Spitalet do të kenë furnizim më të qëndrueshëm duke ju ofruar furnizim alternativ për tu përballur me emergjenca. Ky TS do t’i mundësojë KEK-ut të sigurojë linja të veçanta 10(20) kV për konsumatorët industrial, nëse kërkohet.

 

“Ne jemi të lumtur që e kemi fituar tenderin e KEK-ut për ndërtimin e këtij trafostacioni, sikurse për investimet në energjetikë që po bëhen në Kosovë. Zotohemi që do ta ndërtojmë në bazë të standardeve evropiane dhe botërore”, tha menaxheri rajonal i kompanisë ABB, z. Darko Eisenhuth.

KEK pos këtij trafostacioni, po investon edhe në shumë projekte tjera në Rrjetin e Shpërndarjes anekënd vendit si në zgjerimin e TS 110/35 kV Palaj, zgjerimi i TS 35 kV  110/10 kV në Skënderaj, ndërtimi i TS 110/10(20) kV Gjilani 5, zgjerimi NS 110/35 kV Prizreni 1, zgjerimi NS 110/35 kV Peja 1, zgjerimi NS 110/35 kV Bibaj Ferizaj 1 e shumë projekte tjera. Vlerësohet se për t’i përmbyllur me sukses të gjitha investimet e domosdoshme në rrjet futja e investitorëve privat është e mirëseardhur.

Ngjarje
Nënshkruhet kontrata për sigurimin shëndetësor për...
Të gjithë punëtorët aktual të KEK-ut (diku 7500 sosh) tash e tutj...
Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, z. Halbauer v...
Komandanti i përgjithshëm i forcave të KFOR-it në Kosovë, z. Volk...
Banka Botërore përgëzon KEK-un për rezultatet e ar...
Banka Botërore (BB) ka përgëzuar edhe një herë KEK-un për angazhi...
Dhjetëra punëtorë të KEK-ut dhuruan gjak ...
Dhjetëra punëtorë të KEK-ut kanë dhuruar gjak të martën, me 15.01...
KEK shpërndau 350 dhurata për nxënësit në Fushë Ko...
KEK sh.a. njofton se ka shpërndarë 350 pako me dhurata për nxënës...
U inaugurua Trafostacioni Prishtina 7...
KEK ka lëshuar në punë një aset të rëndësishëm të sistemit të shp...
Fjalimi i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, z. Arben ...
KEK-u do të veprojë në përputhje të plotë me marrëveshjet e nënsh...
Fjalimi i DM të KEK ut, z. Arben Gjukaj gjatë cer...
Sot është njëra ndër ditët më të rëndësishme për mua prej se jam...
KFOR-i mbështet gjithmonë KEK-un...
Një ekip i KFOR-it gjerman, me seli në Prizren, i udhëhequr nga ...
Merr formën përfundimtare Elektrofiltri i ri i një...
Tashmë ka nisur të marrë formën përfundimtare elektrofiltri i ri ...
Shpërndaje
 
© 2010 Korporata Energjetike e Kosovës