Korporata Energjetike e Kosovës SH.A.
Energetska Korporacija Kosova D.D.
Kosovo Energy Corporation J.S.C.
 
  Ambasadori i Britanisë së Madhe vizitoi KEK-un

12-03-2012

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, shkëlqesia e tij z. Jan Cliff vizitoi të hënën KEK-un. Ai është pritur nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj.

“KEK-u definitivisht është duke ecur përpara me ritme të shpejta. Të gjitha faktet e tregojnë këtë. Padyshim energjia elektrike është jetike për zhvillimin ekonomik të vendit dhe misioni juaj në këtë drejtim është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha z. Cliff. Ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për proceset në të cilat po kalon korporata. “Jam i lumtur që ju po punoni në shumë projekte të rëndësishme, sidomos ato ambientale. Kjo tregon orientimin e drejtë të KEK-ut. Gjithashtu jam i bindur se procesi i privatizimit do të kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme në mënyrë që të avancohet edhe më tutje sektori energjetik i Kosovës”, shtoi z. Cliff.

Në lidhje me gjendjen e KEK-ut ambasadorin e ka informuar z . Gjukaj. “ KEK-u ka rritur prodhimin në katër vjetët e fundit vazhdimisht me 5 deri në 10 për qind çdo vit edhe pse kapacitetet mbesin të njëjta. Kjo është arritur falë angazhimit maksimal të punëtorëve të korporatës dhe investimeve në asetet kyçe. Jemi të përkushtuar që të rrisim prodhimin në kapacitetet e dizajnuara në të gjitha blloqet”, tha z. Gjukaj. Ai e ka informuar ambasadorin edhe në lidhje me projektet mbështetëse. “Sivjet do të fillojmë me ndërrimin e elektrofiltrave të njësive të Termocentralit “Kosova A”. Emisioni në to do të jetë brenda standardeve të BE-së. Po e zëvendësojmë transportin e hirit nga shiritat e hapur në sistem hidraulik nga Kosova A sikurse kemi mbuluar kodrat e hirit me dhe kemi eliminuar substancat e rrezikshme. Pra, kemi punuar në eliminimin e katër ndotësve kryesor”, shtoi z. Gjukaj.

Ambasadori britanik është interesuar veçanërisht për minierat, duke i quajtur rezervat e linjitit si më të rëndësishmet për zhvillimet e vendit. Ai është siguruar nga menaxhmenti i KEK-ut se po trajtohen si duhet dhe brenda standardeve më të mira të mundshme.  
Ngjarje
Nënshkruhet kontrata për sigurimin shëndetësor për...
Të gjithë punëtorët aktual të KEK-ut (diku 7500 sosh) tash e tutj...
Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, z. Halbauer v...
Komandanti i përgjithshëm i forcave të KFOR-it në Kosovë, z. Volk...
Banka Botërore përgëzon KEK-un për rezultatet e ar...
Banka Botërore (BB) ka përgëzuar edhe një herë KEK-un për angazhi...
Dhjetëra punëtorë të KEK-ut dhuruan gjak ...
Dhjetëra punëtorë të KEK-ut kanë dhuruar gjak të martën, me 15.01...
KEK shpërndau 350 dhurata për nxënësit në Fushë Ko...
KEK sh.a. njofton se ka shpërndarë 350 pako me dhurata për nxënës...
U inaugurua Trafostacioni Prishtina 7...
KEK ka lëshuar në punë një aset të rëndësishëm të sistemit të shp...
Fjalimi i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, z. Arben ...
KEK-u do të veprojë në përputhje të plotë me marrëveshjet e nënsh...
Fjalimi i DM të KEK ut, z. Arben Gjukaj gjatë cer...
Sot është njëra ndër ditët më të rëndësishme për mua prej se jam...
KFOR-i mbështet gjithmonë KEK-un...
Një ekip i KFOR-it gjerman, me seli në Prizren, i udhëhequr nga ...
Merr formën përfundimtare Elektrofiltri i ri i një...
Tashmë ka nisur të marrë formën përfundimtare elektrofiltri i ri ...
Shpërndaje
 
© 2010 Korporata Energjetike e Kosovës