Korporata Energjetike e Kosovës SH.A.
Energetska Korporacija Kosova D.D.
Kosovo Energy Corporation J.S.C.
 
  Delegacioni i Kuvendit të Kosovës vizitoi KEK-un

16-03-2012

Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në krye me Kryetarin e Komisionit z. Nait Hasan ka vizituar të premten KEK-un. Komisioni i Kuvendit është pritur nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj. Deputetët janë interesuar në hollësi për projektet ambientale të korporatës dhe gjendjen e sistemit energjetik. “Nga të gjitha analizat që ishin bërë më herët rreth ambientit ishin identifikuar katër ndotës të ambientit si Deponia e hirit pranë TC “Kosova A”, transporti me shirita të hapur i hirit nga ky termocentral, mbetjet e substancave të rrezikshme nga ish-Azotiku dhe tymtarët e TC Kosova A. KEK po investon në eliminimin e të katër këtyre ndotësve mbi 47 milionë euro”, tha Z. Gjukaj. Ai i ka njoftuar deputetët se tashmë kodra e hirit është mbuluar me dhe duke mos gjeneruar më ndotje. Konkretisht është punuar edhe në projektet tjera. “Mbi 20 mijë tonë substanca të rrezikshme janë eliminuar, janë mbjell mbi 150 mijë fidane në deponitë e djerrinës dhe po aq do të mbillen sivjet, sistemi hidraulik i bartjes së hirit që do të përfundojë deri në qershor do të eleminojë krejtësisht ndotjen gjatë bartjes së hirit nga TC Kosova A, sikurse gjatë këtij muaji do të fillojë edhe ndërrimi i elektrofiltrave të këtij termocentrali duke ulur emisionin brenda standardeve të Bashkimit Evropian”, tha z. Gjukaj.

Deputetët janë ndarë të kënaqur me punën që po bëhet. “Këto projekte janë inkurajuese dhe ndikojnë direkt në zvogëlimin e ndotjes. Ju inkurajoj të vazhdoni tutje me projekte të tilla në mënyrë që ambienti të jetë shumë më i pastër”, tha z. Hasani.

Deputetët kanë vizituar edhe ambientet e termocentraleve ku janë njoftuar për së afërmi me punën dhe përformancën e tyre.

Ngjarje
Nënshkruhet kontrata për sigurimin shëndetësor për...
Të gjithë punëtorët aktual të KEK-ut (diku 7500 sosh) tash e tutj...
Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, z. Halbauer v...
Komandanti i përgjithshëm i forcave të KFOR-it në Kosovë, z. Volk...
Banka Botërore përgëzon KEK-un për rezultatet e ar...
Banka Botërore (BB) ka përgëzuar edhe një herë KEK-un për angazhi...
Dhjetëra punëtorë të KEK-ut dhuruan gjak ...
Dhjetëra punëtorë të KEK-ut kanë dhuruar gjak të martën, me 15.01...
KEK shpërndau 350 dhurata për nxënësit në Fushë Ko...
KEK sh.a. njofton se ka shpërndarë 350 pako me dhurata për nxënës...
U inaugurua Trafostacioni Prishtina 7...
KEK ka lëshuar në punë një aset të rëndësishëm të sistemit të shp...
Fjalimi i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, z. Arben ...
KEK-u do të veprojë në përputhje të plotë me marrëveshjet e nënsh...
Fjalimi i DM të KEK ut, z. Arben Gjukaj gjatë cer...
Sot është njëra ndër ditët më të rëndësishme për mua prej se jam...
KFOR-i mbështet gjithmonë KEK-un...
Një ekip i KFOR-it gjerman, me seli në Prizren, i udhëhequr nga ...
Merr formën përfundimtare Elektrofiltri i ri i një...
Tashmë ka nisur të marrë formën përfundimtare elektrofiltri i ri ...
Shpërndaje
 
© 2010 Korporata Energjetike e Kosovës