Korporata Energjetike e Kosovës SH.A.
Energetska Korporacija Kosova D.D.
Kosovo Energy Corporation J.S.C.
 
  KEK-u kundërshton konkluzionet e nxjerra në raportet e fundit të “Sierra Club”

20-04-2012

KEK-u kundërshton disa nga konkluzionet e raporteve të fundit të përgatitura nga “Sierra Club”, një organizatë mjedisore e SHBA-ve, e cila tregohet kundër nevojës së Kosovës për të ndërtuar njësi gjeneruese të reja me djegie thëngjilli, me ngarkesë bazë.    

KEK-u ka bërë një analizë dhe ka përgatitur komentet, të cilat paraqesin informacione të sakta dhe aktuale lidhur me situatën me të cilën ballafaqohet sektori energjetik në Kosovë. Analiza e KEK-ut nënvizon çështjet e ngritura nga “Sierra Club”, me të cilat pajtohet KEK-u, dhe po ashtu ofron informacione faktike për çështjet me të cilat nuk pajtohet KEK-u. Përfundimisht, KEK-u paraqet mënyrën më praktike dhe më të zbatueshme për të ardhmen, dhe e cila është më e përshtatshme për situatën aktuale në Kosovë.  

KEK-u thekson disa prej të metave të kësaj analize që është përgatitur nga “Sierra Club”. Në disa fusha, raportet e “Sierra Club” bëjnë krahasime të pavend me shtetet e tjera, shumica prej të cilave janë ose tejet të zhvilluara, ose shumë më të zhvilluara se sa Kosova, me koncentrim të konsiderueshëm të konsumatorëve industrialë dhe atyre të mëdhenj komercialë. Raportet po ashtu paraqesin zvogëlimin e humbjeve dhe shfrytëzimin e energjisë së ripërtërishme si një zgjidhje të thjeshtë në një situatë më të ndërlikuar. Për më tej, një pjesë e konsiderueshme e këtyre konkluzioneve nuk janë të arsyeshme, sepse pika e tyre primare e referencës  është një studim i vjetër për sektorin energjetik në Kosovë, i cili ishte përgatitur rreth vitit 2006. 

KEK-u e di që nuk ka përgjigje të vetme se si Kosova do të plotësojë kërkesën e saj në rritje për energji elektrike, në mënyrë që të përkrahë zhvillim ekonomik të vendit dhe të mbështesë mirëqenien e qytetarëve të saj.  Nuk ka as formulë ose teknologji të re të shpejtë e cila do t’i lejonte Kosovës heqjen dorë nga rezerva e saj e thëngjillit në një mënyrë ekonomike. Zgjidhja është ndjekja e të gjitha masave kosto efektive dhe në dispozicion për plotësimin e kërkesës së vendit për energji elektrike. Riparimi i njësive ekzistuese dhe gjenerimi i thëngjillit me ngarkesë bazë është më se të nevojshme, përveç masave të tjera që tashmë janë në zhvillim e sipër.

KEK-u shpreh pikëpamjet e tij nga pozita e kamotshme e tij, si entitet që duhet të operojë për çdo ditë për të plotësuar kërkesën e konsumatorëve, dhe jo nga pikëpamja e një entiteti të jashtëm i cili nuk ka përgjegjësi ndaj rezultateve.  

 

Në emër të KEK-ut:

http://www.kek-energy.com/pergjShoq.asp

 

Për të parë raportet e përgatitura nga “Sierra Club” vizitoni:

http://action.sierraclub.org/site/DocServer/Reevaluating_Kosovo_s_Least_Cost_Options_for_Electricity.pdf?docID=8861

http://action.sierraclub.org/site/DocServer/Review_of_TOR_Final.pdf?docID=8341

në shqip: http://www.indep.info/publikimet

Ngjarje
Nënshkruhet kontrata për sigurimin shëndetësor për...
Të gjithë punëtorët aktual të KEK-ut (diku 7500 sosh) tash e tutj...
Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, z. Halbauer v...
Komandanti i përgjithshëm i forcave të KFOR-it në Kosovë, z. Volk...
Banka Botërore përgëzon KEK-un për rezultatet e ar...
Banka Botërore (BB) ka përgëzuar edhe një herë KEK-un për angazhi...
Dhjetëra punëtorë të KEK-ut dhuruan gjak ...
Dhjetëra punëtorë të KEK-ut kanë dhuruar gjak të martën, me 15.01...
KEK shpërndau 350 dhurata për nxënësit në Fushë Ko...
KEK sh.a. njofton se ka shpërndarë 350 pako me dhurata për nxënës...
U inaugurua Trafostacioni Prishtina 7...
KEK ka lëshuar në punë një aset të rëndësishëm të sistemit të shp...
Fjalimi i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, z. Arben ...
KEK-u do të veprojë në përputhje të plotë me marrëveshjet e nënsh...
Fjalimi i DM të KEK ut, z. Arben Gjukaj gjatë cer...
Sot është njëra ndër ditët më të rëndësishme për mua prej se jam...
KFOR-i mbështet gjithmonë KEK-un...
Një ekip i KFOR-it gjerman, me seli në Prizren, i udhëhequr nga ...
Merr formën përfundimtare Elektrofiltri i ri i një...
Tashmë ka nisur të marrë formën përfundimtare elektrofiltri i ri ...
Shpërndaje
 
© 2010 Korporata Energjetike e Kosovës