Korporata Energjetike e Kosovës SH.A.
Energetska Korporacija Kosova D.D.
Kosovo Energy Corporation J.S.C.
 
  Sqarim

31-01-2011

KEK sh.a. është thellësisht i indinjuar me shkrimin e agjencisë se lajmeve “Kosovapress”, me titull “Ceroviku, një javë pa energji elektrike” të botuar të dielën, me 30.01.2011 dhe në mediume tjera, pasi ka shumë shpifje, të cilat nisin që në titull. Një pjesë e Cerovikut të Klinës nuk ka energji elektrike që nga data 28.01.2011 e me 30.01.2011 kur është botuar teksti bëhen dy ditë e jo një javë. Sipas agjencisë në fjalë, zyrtarët e KEK-ut u paskan kërkuar konsumatorëve nga Ceroviku 3000 euro për riparimin e dëmit të një shtylle nga një shofer me veturën e tij. Të ketë thënë kështu citohet edhe qytetari, z. Ramadan Dakaj.

KEK sh.a. sqaron se nuk ka kërkuar 3000 euro për riparimin e dëmit.

Shtylla e goditur ishte thyer, ndërsa me këtë rast janë dëmtuar edhe tri siguresa ajrore dhe përçuesi i Tensionit të Ulët në këtë rrjetë. Në ora 09:10 të po kësaj dite, ekipi i Klinës i KEK sh.a. është dërguar në vendin e ngjarjes dhe ka evituar rrezikun. Por, për të rregulluar rrjetin duhet përmbushur kushti i përqindjes së inkasimit. Borxhi i këtij lokaliteti ku furnizohen diku rreth 100 konsumatorë është mbi 83.000 euro. Prandaj, konsumatorëve iu është dhënë regjistri i borxhit dhe u është qartësuar se nëse dëshirojnë të evitohet prishja, duhet të paguajnë 10 për qind nga borxhi i vjetër dhe faturën e fundit. Pra, janë kërkuar 8300 euro si 10 për qind i borxhit të vjetër dhe fatura e fundit prej 2870 euro që do të thotë mbi 11 mijë euro.

 

Duhet sqaruar se KEK sh.a. nuk kërkon asnjë cent në emër të riparimit, ai kryhet pa pagesë. Agjencia në fjalë qëllimisht e lë të duket si kërkesë e KEK-ut për pagesë të shërbimit, e jo si kërkesë për shlyerje të borxhit. Shuma prej 3000 eurosh është e shpikur nga agjencia në fjalë. Madje, Kosovapressi nuk është lodhur fare të kontaktojë as zyrën për informim të KEK-ut.

Korporata në lidhje me këtë ka kontaktuar me z. Dakaj zyrtarisht dhe i njëjti e ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë thënë se zyrtarët e KEK-ut kanë kërkuar 3000 euro për riparimin e dëmit. Madje, z. Dakaj ka shprehur gatishmërinë që të dëshmojë se deklarata është e shpikur kudo dhe kurdo që kërkohet

Për këto shpifje, KEK sh.a. do t’i drejtohet edhe organeve kompetente në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe shpikjet gazetareske të marrin dënimin e merituar.     

Shpikjet e tilla janë tendencioze kur kihet parasysh edhe kush është pronar i agjencisë në fjalë, për të cilat korporata ka reaguar dhe i ka sqaruar raportet më herët. Prandaj, në një situatë të tillë, KEK sh.a. apelon tek të gjitha mediat që nëse marrin shkrime që kanë të bëjnë me korporatën nga agjencia në fjalë, t’i verifikojnë ato edhe në zyrën për informim të korporatës, në mënyrë që të del e vërteta në shesh. 

Ngjarje
Nënshkruhet kontrata për sigurimin shëndetësor për...
Të gjithë punëtorët aktual të KEK-ut (diku 7500 sosh) tash e tutj...
Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, z. Halbauer v...
Komandanti i përgjithshëm i forcave të KFOR-it në Kosovë, z. Volk...
Banka Botërore përgëzon KEK-un për rezultatet e ar...
Banka Botërore (BB) ka përgëzuar edhe një herë KEK-un për angazhi...
Dhjetëra punëtorë të KEK-ut dhuruan gjak ...
Dhjetëra punëtorë të KEK-ut kanë dhuruar gjak të martën, me 15.01...
KEK shpërndau 350 dhurata për nxënësit në Fushë Ko...
KEK sh.a. njofton se ka shpërndarë 350 pako me dhurata për nxënës...
U inaugurua Trafostacioni Prishtina 7...
KEK ka lëshuar në punë një aset të rëndësishëm të sistemit të shp...
Fjalimi i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, z. Arben ...
KEK-u do të veprojë në përputhje të plotë me marrëveshjet e nënsh...
Fjalimi i DM të KEK ut, z. Arben Gjukaj gjatë cer...
Sot është njëra ndër ditët më të rëndësishme për mua prej se jam...
KFOR-i mbështet gjithmonë KEK-un...
Një ekip i KFOR-it gjerman, me seli në Prizren, i udhëhequr nga ...
Merr formën përfundimtare Elektrofiltri i ri i një...
Tashmë ka nisur të marrë formën përfundimtare elektrofiltri i ri ...
Shpërndaje
 
© 2010 Korporata Energjetike e Kosovës