Korporata Energjetike e Kosovës SH.A.
Energetska Korporacija Kosova D.D.
Kosovo Energy Corporation J.S.C.
 
  KEK-u dorëzon në ZRRE aplikimin e tij për tarifat e vitit 2012

14-01-2012

Procesi i zhvillimit të tarifave të energjisë ka filluar me dorëzimin e kostove të vitit 2012 të KEK-ut në Zyrën së Rregullatorit për Energjisë (ZRRE), të cilat duhet të përfshihen në tarifat e energjisë nga 1 prill 2012.

 

 Në përgatitjen e aplikimit tarifor, KEK-u në mënyrë të kujdesshme  ka studiuar Rregullat e reja të tarifave që janë miratuar nga ZRRE në nëntor të vitit 2011 dhe i ka aplikuar ato për përgatitjen e tërë aplikimit. Në zhvillimin e tarifave 2012, KEK-u ka kërkuar që të reflektojë të gjitha kostot e saja aktuale për ofrimin e shërbimeve sikurse çdo biznes tjetër. Në aplikimin e tij, KEK-u paraqet të hyrat e lejuara maksimale që do të duhej të lejohej t’i mbulojë prej konsumatorëve të rregulluar sipas rregullave të reja të tarifave në shumën prej 239 milionë €. Me fjalë të tjera, kjo shumë paraqet një rritje prej 45 milionë € ose 23% prej nivelit të tarifave ekzistuese.

 

Rritja tarifore  prej 45 milionë eurosh është kryesisht rezultat i 2 faktorëve:

 

1.      Përfshirja e aseteve të para vitit 2006- për mbulimin e kostos, në pajtueshmëri me rregullat e reja të tarifave, të cilat më parë janë vlerësuar nga ZRrE-ja si “Zero”. Rritja e çmimeve për shkak të përfshirjes së këtyre aseteve është rreth 25 milionë €.

Për shumë vite, Qeveria e Kosovës ka siguruar një subvencion për konsumatorët e energjisë elektrike, duke e parandaluar koston e këtyre aseteve të përfshihet në tarifa. Duke pasur parasysh se Qeveria nuk mund të vazhdojë me subvencionimin e sektorit të energjisë elektrike dhe në përpjekje që të bëjë tarifat më kosto reflektive, ZRRE ka ndërmarr hapa që të ndryshojë rregullat e tarifave dhe të përfshijë të gjitha asetet e para vitit 2006 në tarifa.

2.      Kostoja e energjisë importuar që nuk subvencionohet nga Qeveria- 23 milionë € është kostoja e energjisë së importuar nga të hyrat e KEK-ut në vitin 2011 nga totali prej 50 milionë eurosh. Pjesa tjetër prej 27 milionë € ishte subvencion i Qeverisë. Në vitin 2012, kostoja e importit të energjisë në tarifa pritet të jetë 44 milionë € nga të hyrat vetanake të KEK-ut dhe 13 milionë € subvencion nga Qeveria, që është një zvogëlim për më tepër se 50 %. Ky zvogëlim e detyron KEK-un të importojë me mjete vetanake energji elektrike për  21 milionë € më tepër se një vit më herët.

KEK-u ka bërë dhe vazhdon të bëjë çdo përpjekje që të minimizojë kostot që konsumatorët duhet të paguajnë. Në këtë aplikim tarifor KEK-u ka përfshirë zvogëlime të konsiderueshme të kostos bashkë me një zvogëlim të konsiderueshëm të humbjeve komerciale. Nga këto zvogëlime direkt përfitojnë  konsumatorët. 

 

KEK-u e kupton se një rritje e konsiderueshme e tarifave prek aspektin social, duke pasur parasysh kushtet e varfra ekonomike në Kosovë dhe nivelet e larta të papunësisë. Prandaj, ne kemi propozuar opsionet në ZRRE, në mënyrë që të zvogëlojmë efektin e rritjes së lartë të tarifave brenda një viti. KEK-u pret që ZRRE do të marrë në konsiderim opsionin  e zvogëlimit  të rritjes në 12% dhe të opsionit tjetër për zvogëlimin e rritjes në 9%, nëse  Qeveria jep një subvencion shtesë prej 7 milionë € vetëm për konsumatorët e amvisërisë.

 

Konsumatorët e amvisërisë janë çështja kryesore në këtë rishikim tarifor pasi që me tarifat me të cilat ngarkohen ata mbulohet vetëm  65% e kostos së shërbimeve që marrin nga korporata. Kjo situatë ekziston  përkundër faktit se i tërë subvencioni i Qeverisë për energjinë e importuar (13 milionë €) në vitin 2012 do të alokohet për ta. Shprehur në vlera monetare tarifat e amvisërisë nuk e mbulojnë koston e shërbimeve që marrin për 52 milionë €. Kjo është rezultat i subvencionimit të Qeverisë gjatë disa viteve, e cila ka mundësuar që çmimet e amvisërisë të mbahen artificialisht të ulëta. Kosova është angazhuar që të ndjekë Udhëzimet e Bashkimit Evropian në sektorin e energjisë elektrike dhe ato kërkojnë që subvencioni i tarifave të amvisërisë të hiqet nga kategoritë e tjera të konsumatorëve deri në fund të vitit 2014. KEK-u mbështet përpjekjet për bërjen e tarifave më kosto reflektive dhe është duke u përpjekur që ta lehtësojë barrën për amvisëri kurdo që është e mundshme. 

 

Në mënyrë që të kemi një menaxhim më efikase të kostos për të ofruar energji shtesë që konsumatorët do ta kërkojnë në vitet e ardhshme, KEK-u ka propozuar që menjëherë të implementojë një plan për rritjen e kapacitetit gjenerues, si riaktivizimin e Kosovës A2. Me rritjen e furnizimit vendor nevoja për import do të zvogëlohet dukshëm, duke përmirësuar kështu sigurinë e furnizimit.

 



Shkarko Dokumentin
Informata për publik
Nënshkruhet marrëveshja për Ri-Programimin e Kredive të KEK-ut
Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori menaxhues i Ko...
KEK-u ndihmon KESH-in dhe KEDS-in
KEK dhe KESH janë duke bërë optimizmin dhe racionalizim e kostove...
Me sukses stabilizohen prodhimi dhe operimet në KEK
Tash e disa vite, koncepti i menaxhimit në KEK ka ndryshuar nga a...
Zëvendëspresidentja e Bankës Botërore konfirmon mbështetjen për KEK-un
Një delegacion i larte i Bankës Botërore i udhëhequr nga znj. Lau...
Sqarim për publik
Për hir te sqarimit te opinionit. KEK sh.a është i obliguar te r...
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë konfirmon mbështetjen për KEK-un
Drejtori i Sekretariatit te Komunitetit te Energjisë me seli në V...
Sqarim për publik
Për hir të informimit të opinionit, KEK sh.a. sqaron se pas pub...
Sqarim i Drejtorit Menaxhues
Siç edhe jam deklaruar edhe më herët për opinionin, lidhur me dy...
Përfundojnë me sukses hapat për prodhim stabil të Kosovës B
KEK sh.a. njofton se kanë perfunduar me sukses të gjitha veprimet...
KEK gëzon fëmijët e Obiliqit, si çdo fundvit
Përkundër angazhimeve rreth sanimit të pasojave të aksidentit të ...
Shpërndaje
 
© 2010 Korporata Energjetike e Kosovës