Korporata Energjetike e Kosovës SH.A.
Energetska Korporacija Kosova D.D.
Kosovo Energy Corporation J.S.C.
 
  Nisi ndërrimi i elektrofiltrit të njësisë A5

22-03-2012

KEK sh.a. njofton se ka nisur ndërrimi i elektrofiltrit të njësisë A5. Punët po kryhen sipas dinamikës së paraparë dhe pas 4 muaj e gjysmë blloku do të ketë emetimin brenda standardeve më të reja të Bashkimit Evropian. Pra, emisionet e gazrave  nga ky bllok do te jenë të njëjta si ato në BE.

Menaxhmenti i lartë i KEK-ut ka inspektuar punimet dhe ka verifikuar se punët po kryhen brenda kontratës. Punët është duke i implementuar kompania me nam botëror nga Gjermania, Hamon Envoirmental në konzorcium me kompaninë Intering, e cila kishte fituar tenderin për vendosjen e elektrofiltrave të rinj.

 

“Nga ky projekt ambiental përfitojnë shumë qytetarët përreth termocentralit si ata të Obiliqit, Fushë Kosovës dhe të Prishtinës. Ambienti do të jetë shumë më i pastër, që është një tregues i qartë se KEK-u i sotëm është kompani e orientuar të jetë sa më miqësore ndaj ambientit”, tha Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut.

 

Përfaqësuesit e kompanisë që po e implementojnë projektin janë shprehur të përkushtuar t’i kryejnë punimet pikë për pikë me kontratën.

 

Vendosja e elektrofiltrit të ri është pjesë e projektit më madhor ambiental të KEK-ut. Në bazë të projektit do të ndërrohen elektrofiltrat e njësive aktive të TC “Kosova A”, përkatësisht A3, A4 dhe A5. Pas elektrofiltrit të njësisë A5, do të nisë menjëherë ndërrimi i njësisë A3 dhe do të zgjasë deri në tremujorin e tretë, kur nisë ndërrimi i elektrofiltrit të njësisë A4. Ndërrimi nuk po bëhet të njëjtën kohë sepse duhet ndalur blloku deri në momentin e ndërrimit të plotë të elektrofiltrit. Projekti do të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2013 dhe ka koston prej mbi 25 milionë eurosh, investim vetanak i KEK-ut.

 

Ndërrimi i elektrofiltrave është një nga 4 faktorët që si pasoje e degradimit të mëhershëm dhe teknologjisë se trashëguar ishin identifikuar si ndotës nga ekspertët e ambientit. KEK është duke punuar në eliminimin e të katër ndotësve dhe në vitin 2013 ambienti ku operon KEK-u do të jetë shumë më i pastër dhe jeta e qytetarëve shumë më kualitative. 

 

Pos elektrofiltrave, KEK ka në përfundim e sipër edhe projektin për mbulimin e kodrës së hirit pranë TC “Kosova A”, ndërtimin e sistemit hidraulik të bartjes së hirit dhe asgjësimin e mbi 20 mijë tonë substanca të rrezikshme. Të gjitha këto projekte do të përfundojnë brenda këtij viti.  

 



Shkarko Dokumentin
Informata për publik
KEK arrin prodhim rekord të energjisë elektrike që nga fillimi i prodhimit të saj
Gjatë viti 2012 KEK ka arritur rekord historik të prodhimit të en...
Drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj viziton punëtorin e sulmuar
Drejtori i KEK-ut, z. Arben Gjukaj i ka uruar shërim dhe kthim sa...
KEK-u ka reduktuar në minimum ndotjen
Korporata Energjetike e Kosovës është e vetëdijshme për ndotjen ...
Njoftim për shtyp
KEK sh.a. njofton se në ora 16:22 është shkyç nga ana e KOSTT-it ...
Njoftim për shtyp
KEK sh.a. njofton se në ora 20:48 si pasojë e rënies nga puna të...
Sulmohet punëtori i KEK-ut gjatë kryerjes së detyrës zyrtare
KEK sh.a. njofton se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, është sul...
Konference për media - Zgjidhja e ankesave të konsumatorëve
Ashtu si u premtua, më 8 mars 2013, KEK-u ka përfunduar shqyrtimi...
Rriten sulmet ndaj punëtorëve të KEK-ut në detyrë
KEK Sh.a. njofton publikun se numri i sulmeve ndaj punëtorëve të ...
KEK po shqyrton secilën brengë të konsumatorit
KEK sh.a., ashtu siç ju ka njoftuar edhe më herët, i ka venë vet...
KEK ka vazhduar me shqyrtimin e procesit dhe marrjen e masave ndaj punëmarrësve për lexim dhe faturim
KEK sh.a. siguron të gjithë konsumatorët se ka përkujdesje maksim...
Shpërndaje
 
© 2010 Korporata Energjetike e Kosovës