09-12-2010
KEK sh.a. njofton se ekipet e KEK-ut falë angazhimit maksimal kanë arritur ta kthejnë në punë para orës 19:00 daljen 40 që gjendet në qytetin e Prishtinës. Në terren kishin dalur katër ekipe te mirëmbajtjes, të cilat kanë sanuar defektet në këtë dalje në kohën më të shkurtër të mundshme. Tash, edhe konsumatorëve në rrugën “Muharrem Fejza” të Lagjes së Spitalit ku përfshihen nëntë trafo u është kthyer energjia elektrike Intervenimi është bërë në kushte specifike mjaft komplekse, sepse është dashur në çdo sanim të intervenohet në rrugën e asfaltuar. Pas rënies nga puna të daljes, KEK kishte gjetur zgjiidhje alternative të funrizimit mënjëherë për pjesën më të madhe të konsumatorëve, përkatësisht për Fakultetin Teknik, Arkiva, Mensa 2, banesat e Universitetit, të cilët janë kyçur në daljen 37, ndërsa Ngrohtorja në daljen 38.
Shkarko Dokumentin
|
Njoftim për shtyp
KEK sh.a. njofton se në ora 16:22 është shkyç nga ana e KOSTT-it ... |
Njoftim për shtyp
KEK sh.a. njofton se në ora 20:48 si pasojë e rënies nga puna të... |
|
|