KEK sh.a. njofton që përpjekjet e punonjësve të Korporatës për të evituar prishjet në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike janë duke vazhduar gjatë tërë ditës.
Deri në këto momente, njësitë e mirëmbajtjes së Korporatës kanë arritur të identifikojnë shumicën e prishjeve nga moti i ligë i mbrëmjes së kaluar dhe kanë evituar një numër të madh të prishjeve.
Kështu, në Distriktin e Mitrovicës janë evidentuar dhe sanuar prishjet në 6 dalje, në Prizren janë riparuar 8 dalje 10kV nga nëntë sa kanë qenë në prishje, në Pejë numri i prishjeve të sanuara është 19 linja 10kV nga 28 sa kanë qenë në prishje në mëngjes. Poashtu përparime ka patur në evitimin e prishjeve në Prishtinë dhe Gjakovë.
Ekipet për mirëmbajtjen e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike ende janë në terren për të sanuar defektet e mbetura. Gjatë ditës pritet të sanohet të gjitha prishjet e evidentuara.
KEK sh.a. u kërkon mirëkuptim qytetarëve për mungesën e energjisë elektrike deri në sanimin e dëmeve dhe ju bënë ftesë të gjithë konsumatorëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çfarëdo prishje në rrjetin shpërndarës tek qendra më e afërt distributive në qytetet e tyre.