Korporata Energjetike e Kosovës SH.A.
Energetska Korporacija Kosova D.D.
Kosovo Energy Corporation J.S.C.
 
2/8/2012
 
  Divizioni i Furnizimit

Mënyra  e pagesave për Konsumatorët

1. Sportelet e KEK- ut
2. Përmes sistemit Kos- Giro
3. Përmes Debitimit Direkt
4. Në sportelet e Western Union-Union Net

1.Në sportelet e KEK-ut- duke prezantuar faturën e KEK- ut ju mund të kryeni pagesa në  Arkat e KEK-ut

2. Përmes sistemit Kos- Giro- në sportelet e të gjitha bankave në Kosovë, vetëm duke prezantuar faturën e KEK-ut. Në çdo faturë të KEK-ut është edhe pjesa për pagesën Kos- giro, që mund të shkëputet shumë lehtë nga fatura, pasi ka të paraparë edhe pjesën për shkëputje. http://www.bqk-kos.org/?cid=1,59

3. Përmes transfereve bankare (DIRECT DEBIT ) – Nëse nuk dëshironi të paguani kesh (me para në dorë), ju mund ta bëni pagesën edhe përmes transfereve bankare me transferimin nga llogaria juaj bankare në llogarinë bankare   të KEK-ut, që është e shënuar në faturën tuaj në secilën bankë.

Duke nënshkruar Direkt Debit – përmes llogarisë personale në bankë, pa pasur nevojë të vizitoni arkat e KEK-ut ju njoftoheni për faturat dhe pagesat dhe në datën e caktuar debitohet llogaria juaj. Mjafton vetëm të plotësoni aplikacionin në ndonjërën nga bankat dhe pagesa do të procedohet automatikisht në vazhdimësi. Ju më nuk do të humbni më kohë që të merreni me pagesat e faturave te energjisë elektrike. Kështu kurseni  kohën sepse procedurat e pagesës do të kryhen përmes bankës dhe KEK-ut, ndërsa ju nuk do të merreni fare me procesin e pagesës dhe do të njoftoheni për çdo pagesë që bëni për energjinë e shpenzuar elektrike. http://www.bqk-kos.org/?cid=1,59

4. Në sportelet e Western Union në tërë Kosovën, ku shkruan pagesa për KEK-un. Ju vetëm duhet ta keni faturën e KEK-ut, tek zyret  me emërtimin Union Net. Nuk mund te kryeni pagesa pa prezantuar faturën e rrymës.

Kurrsesi mos i paguani në shtëpi ndonjë personi që mund t’ju vijë me kërkesën për pagesë me kuponë pagesë. Kjo  formë pagesës nuk aplikohet nga  KEK-u.

Me llojet e lartpërmendura të pagesës ju nuk paguani asnjë shërbim shtesë, as bankat nuk ju ngarkojnë me shërbime shtesë, pasi që për të gjitha këto KEK-u i paguan shërbimet bankare

 

Qendra e Thirrjes: 038 501 701 1000
038 791 000
038 55 11 11

Audit-Intern 038 55 66 22
Departamenti për Komunikime 038 501 701 1210
© 2010 Korporata Energjetike e Kosovës