Korporata Energjetike e Kosovës SH.A.
Energetska Korporacija Kosova D.D.
Kosovo Energy Corporation J.S.C.
 
 
  Divizioni i gjenerimit

Divizioni i Gjenerimit të Energjisë përbëhet nga termocentralet "Kosova A", "Kosova B" dhe Seperimet Kimike, që janë të vendosura në rrethinën e Kastriotit, që gjenden rreth 8 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Republikës së Kosovës.

Termocentrali "Kosova A" përbëhet nga pesë blloqe punuese të njohura si A1, A2, A3, A4 dhe A5. Blloku A1 i këtij termocentrali është lëshuar në punë në vitin 1962 me fuqi prej 65MW; A2 në vitin 1965 me fuqi prej 125MW; A3 në vitin 1970 me fuqi 200MW; A4 në vitin 1971 me fuqi 200MW dhe A5 në vitin 1975 me fuqi prej 210MW. Blloqet A3, A4 dhe A5 janë funksional. Sipas planit aktual në prodhim përdoren dy blloqe, kurse njëri prej tyre është rezervë  “e nxehtë “ për shkak te gatishmërisë se tyre  të ulët, që është pasojë e vjetërsisë së tyre. Blloqet A1 dhe A2 janë jashtë pune, pa status të definuar, dhe sipas planeve aktuale ato do të mbesin kështu deri në fund, kur pritet të bëhet  dekomisionimi i tyre së bashku me njësitë tjera.
Prodhimi  vjetor i energjisë elektrike nga TC Kosova A është rreth 1500GWh.

Njësia gjeneruese

Fuqia e instaluar (MW)

Periudha e ndërtimit

Lëshimi i parë në punë

A1

65

1960-1962

21.10.1962

A2

125

1962-1965

20.05.1965

A3

200

1966-1970

18.04.1970

A4

200

1967-1971

15.05.1971

A5

210

1971-1975

08.07.1975


Termocentrali "Kosova B" përbëhet nga dy njësi (blloqe) punuese të njohura si B1 dhe B2. Blloku i parë (B1) i këtij termocentrali është lëshuar në punë në vitin 1983 me fuqi prej 340MW, kurse blloku i dytë (B2)  në vitin 1984 me fuqi të njëjtë, 339 MW. Të dy blloqet janë funksional dhe kanë një gatishmëri  të mirë kohore. Me investimet që janë bërë dhe që vazhdimisht janë duke u bërë ne ketë termocentral është përmirësuar dukshëm gjendja e blloqeve, që ndonëse kanë një vjetërsi  prej 25 vitesh, janë në një gatishmëri të lartë teknike.
Vitet 2008 dhe 2009 janë vitet kur ky termocentral ka arritur prodhimet rekorde në historinë e tij që nga  ndërtimi i tij në vitin 1984 .
Prodhimi vjetor i energjisë elektrike nga TC Kosova B është rreth  3650GWh.

Njësia gjeneruese

Fuqia e instaluar (MW)

Viti i ndërtimit

Lëshimi i parë në punë

B1

339

1977-1983

10.09.1983

B2

339

1977-1984

14.07.1984

 
© 2010 Korporata Energjetike e Kosovës